Përshkrim

Vilë 2-katëshe në ndërtim – Lagjja 17, Durrës
Mundësia ideale për banesën ose investimin tuaj!
Shitet vilë në fazë karabinaje, me ndërtim cilësor dhe projekt të mirëorganizuar. Prona ndodhet buzë rruge kryesore, në një nga zonat më të kërkuara dhe të lidhura mirë të Durrësit – vetëm pak minuta larg qendrës, plazhit dhe shërbimeve kryesore.
Kati i parë: 135 m²
Kati i dytë: 165 m²
Dokumentacion i rregullt hipotekore.
Mundësi për ndarje në hyrje të veçanta ose ambient biznesi
Lagjja është e qetë dhe familjare, por njëkohësisht shumë praktike për jetë të përditshme apo zhvillim aktiviteti privat. Zona po zhvillohet me ritme të shpejta, çka e bën këtë pronë një investim të sigurt dhe afatgjatë.Kati i Parë – 135 m²
I përshtatshëm për hapësira ditore dhe pritjeje, mund të organizohet si më poshtë:
Sallon i bollshëm + ambient ngrënieje
Kuzhinë e veçuar ose open space
1 ose 2 dhoma gjumi
1 tualet
Verandë dhe hapësirë hyrëse
Kati i Dytë – 165 m²
I dedikuar për zonën e fjetjes dhe privatësisë:
2 ose 3 dhoma gjumi
2 tualete
Ballkone të bollshme
Mundësi ndarjeje në 2 njësi banimi të veçanta !
Per me teper informacion ose për vizitë nga afër na kontaktoni!

Karakteristikat e pronës

  • Ballkon
  • Ventilim Natyral
  • Shkallë të brëndshme
  • Pamje
  • Oborr Privat
  • Rrugë: Asfaltuar
  • Pamje Ballore
  • Ndriçuar
Kodi 17402349

Harta

Rruga Drejtesia, Durrës Shqipëria, 2001